Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Një ditëlindje përrallash për 3-vjetorin e North West

Një ditëlindje përrallash për 3-vjetorin e North West
June 16
18:51 2016

Është botërisht e njohur se North West, vajza e Kim Kardashian dhe Kayne West, është një nga fëmijët më me fat në botë. Gjithmonë e veshur shumë bukur, gjithmonë në fokusin e kamerave dhe sigurisht e llastuar nga një familje e madhe, siç është familja Kardashian.

Vogëlushja ka festuar 3-vjetorin me një festë shumë speciale të organizuar nga familja e saj në bashkëpunim me “Disneyland”. Ka shumë fëmijë që e kalojnë ditëlindjen e tyre në këtë kënd fantastik lojërash, por ndryshe nga gjithë herët e tjera “Disneyland” ka ofruar një spektakël gjigant posaçërisht për North West me një festë fishekzjarrësh dhe është trajtuar si princeshë, duke marrë vëmendjen e gjithë punonjësve të “Disneyland”.

E gjithë familja ka qenë prezente në festë, pasi të gjithë kanë postuar foto dhe video nëpër rrjetet e tyre sociale, ku kanë uruar të voglën e shtëpisë. Kim, nga ana tjetër, duket se ka qenë mamaja më e lumtur në botë ndërkohë që shikonte North West të argëtohej në “Disneyland”. Në një video të postuar në Instagram, Kim ka shkruar: “Nuk do të ndaloj kurrë të të puth, të të dua e të të bezdis!”

I will never stop kissing you and loving you and annoying you

A video posted by Kim Kardashian West (@kimkardashian) on

Goodnight!

A video posted by Kourtney Kardashian (@kourtneykardash) on

Komento
Shperndaje