Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Një dasmë tjetër në kryeqytet, këngëtari shqiptar i jep fund beqarisë!

Një dasmë tjetër në kryeqytet, këngëtari shqiptar i jep fund beqarisë!
October 01
08:38 2018

Këtë fundjavë ka patur një tjetër dasmë në kryeqytet, e cila deri në momentin e fundit është mbajtur e fshehtë.

Bëhet fjalë për Kristi Karkanaqen djaloshin i cili fillimisht arriti të rrëmbente zemrat e njerëzve me këngët e tij në rrugët e Tiranës për tu bërë më pas një emër mjaft i njohur.

Ceremonia e martesës është zhvilluar në tarracën e Bashkisë së Tiranës dhe më pas çifti ka bërë një festë private me miq e familjarë, ku janë argëtuar nën muzikën e Lindi Islamit dhe Venera Lumanit.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë Kristi nëpërmjet postimeve që ka bërë në Instagram, fillimisht ai ka publikuar një foto të unazave ku shkruan: Zyrtarisht familja Karkanaqe dhe më pas nuk kanë munguar as fotot dhe videot nga dasma e tyre.

Nuk na mbetet gjë tjetër veç se ti urojmë Kristit dhe Adës jetë të lumtur./Blitz.al/

 

 

View this post on Instagram

 

@lind_islami @veneralumani #🙏 ma betë diten me te bukur #🤗

A post shared by Kristi Karkanaqe (@kristikarkanaqe) on

Komento
Shperndaje