Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

“Një copëz arti”-Rihanna sjell autobiografinë më të veçantë që keni parë!

“Një copëz arti”-Rihanna sjell autobiografinë më të veçantë që keni parë!
October 08
14:51 2019

Rihanna, po sjell për publikun një autobiografi vizuale. Album fotografik i cili mban emrin e saj dhe të cilit i referohet “copëz arti”.

Libri autobiografik do të përmbledhë në mënyrë vizuale jetën e këngëtares në etapa të ndryshme: fëmijërinë në Barbados, adoleshencën, hapat e parë drejt famës e deri te koncertet.

Lajmin e dha vetë Rihanna ku njoftoi ndjekësit në Instagram, duke publikuar një video me momente nga autobiografia.

“Prej 5 vitesh që përgatitemi… Më në fund e lumtur që ndaj me ju këtë koleksion kujtimesh të mrekullueshme. Faleminderit fotografëve dhe artistëve që punuan me mua dhe atyre që kontribuan që unë të publikoj këtë copëz arti për herë të parë në një industri të re.”- shkroi Rihanna krahas videos së postuar.

Albumi me 504 faqe përmbledh më shumë se 1000 foto të Rihanna-s të shkrepura ndër vite, si nga karriera ashtu dhe jeta intime.

Libri me titull “Rihanna” do të dalë në shitje më 24 tetor dhe kushton 150 dollarë./Blitz.al/

Komento
Shperndaje