Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Një “Beki me flokë të bukur” mes Sharon dhe Ozzy Osbourn

Një “Beki me flokë të bukur” mes Sharon dhe Ozzy Osbourn
May 11
12:26 2016

Sharon Osbourne ka lënë përshtypjen se mes saj dhe rrokerit Ozzy, bashkëshortit prej 34 vitesh, ekziston një “Beki me flokë të bukur”.

Sharon më në fund është prononcuar në lidhje me thashethemet rreth martesës së saj me Ozzy-n, për një tradhti të mundshme të këtij të fundit me një stiliste më të re, Michelle Pugh, 45 vjeç. Menaxherja 63-vjeçare ka qenë e ftuar në një emision televiziv në SHBA, “The Talk”. Duke iu përgjigjur pyetjes së bashkëbiseduesit, Sharon ka pranuar se e ka përzënë  bashkëshortin nga shtëpia dhe rrëfeu se nuk e di se çfarë do t’i sjellë e ardhmja.  Të gjitha këto ajo i ka shoqëruar me një limonadë në duar e që shumë aludojnë se është një gjest referuar albumit më të fundit të Beyonce, që trajton tradhtinë si subjekt kryesor.

“Kam qenë duke e shmangur shtypin, nuk kam lexuar dhe parë asgjë pasi është njësoj sikur të hedh kripë mbi një plagë. Tani ai është kthyer, por kam ikur unë nga shtëpia. Besoj se është e drejtë, pasi në këtë moment nuk kam asnjë ide se çfarë do të bëj me pjesën tjetër të jetës sime”,- është shprehur menaxherja.

Thuhet se Sharon është në bisedime e sipër për t’u ribashkuar me panelin e “X Factor në SHBA”. Ky do të jetë një angazhim perfekt për t’i  shpëtuar situatës në të cilën aktualisht ndodhet.