Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Një “Barbie” si Beyonce…

Një “Barbie” si Beyonce…
November 01
16:36 2016

Në fund të festës së Halloween-it pyesim veten: “Ore, po Beyonce dhe Jay si u veshën për festën e të vdekurve?” Kjo, sigurisht nuk është pa arsye, sepse çifti Knowles-Carter është gjithmonë prezent në një festë të tillë.

Këtë vit, reperi dhe artistja kanë ardhur të veshur në një mënyrë mjaft unike: “Black Barbie” dhe “Ken”. Pra, Beyonce si një “Barbie”, por në versionin “Black”, kurse Jay Z ka ardhur si partneri i “Barbie”-t, “Ken”.

Këtë na e ka treguar vetë këngëtarja e “Formation”, e cila ka postuar në Instagram-in e saj një foto ku shfaqet bashkë me partnerin e saj në një kuti, ndërkohë që vajza e vogël, Blue Ivy i shikon me admirim.

Kur vjen puna te Halloween-i, Bey përsëri mban kurorën. /Blitz.al/

 

A photo posted by Beyoncé (@beyonce) on

A photo posted by Beyoncé (@beyonce) on

A photo posted by Beyoncé (@beyonce) on

Komento
Shperndaje