Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Një baba fanatik, Ermal Fejzullahu zbulon çfarë nuk mund të pranojë për vajzën e tij

Një baba fanatik, Ermal Fejzullahu zbulon çfarë nuk mund të pranojë për vajzën e tij
November 27
19:48 2018

I ftuar në emision “NIN” ishte këngëtari i njohur Ermal Fejzullahu. Ai foli për karrierën e tij në muzikë, familjet dhe fëmijët. Ndërkohë ai na zbuloi se ndonëse djali i tij nuk ka zë për muzikë, vajza e madhe është absolutisht e talentuar. Por ai nuk do të dëshironte që ta shihte atë në skenë.

“Vajza e madhe ka vesh absolut. Ka luajtur në piano akoma pa u regjistruar, i ka gjetur tingujt veç me vesh. Por i dhemb zemra babës ta shohë vajzën në skenë sepse unë e di vetë. Jam rritur dhe nga babai im, edhe vetë dhe e di se çfarë ndodh në skenë, e di çfarë ndodh pas skene. Por i kisha uruar shëndet dhe ishalla ju prinë e mbara dhe talentin që e kanë, është kënaqësi për mua ta trashëgojnë. Unë jam pak fanatik, nuk kisha qef, nuk do mundesha ta shihja si këngëtare.”- është shprehur ai.

Ndërkohë ka pohuar që me djalin do të kishte një mendim më ndryshe, por ai nuk ka zë dhe merret vetëm me pikturë dhe futboll. Gjithsesi, nëse vajza e tij është e talentuar shpresojmë që Ermali të ndërrojë mendje dhe të në lejojë dhe ne të shijojmë artin e saj në muzikë./Blitz.al/

 

Komento
Shperndaje