Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Nisma e re e Albana Osmanit: “Protesto për shëndetin tënd!”

Nisma e re e Albana Osmanit: “Protesto për shëndetin tënd!”
December 04
15:46 2016

Një nga personazhet mjaft aktivë në rrjetet sociale apo pjesëmarrëse në kauza të ndryshme sociale është edhe Albana Osmani, moderatorja e njohur e ekranit dhe njëkohësisht opinioniste në “Top Show Magazine”.

Së fundmi, Albana ka ndërmarrë një nismë të re në rrjetin social Instagram, ku ka shpërndarë një foto, në të cilën shfaqet me dorën para buzëve dhe shkruan: “Protestoj kundër ndotjes së ajrit, kundër ushqimeve pa kontroll dhe jashtë standardeve. Posto edhe ti një foto në llogaritë e tua në rrjetet sociale, me maskë ose dorën para, protesto për shëndetin tënd! Epidemia e shekullit-kanceri po merr jetë njerëzish në këtë vend”.

Kjo nuk është hera e parë që Osmani ndërmerr të tilla nisma, por duket se këtë herë e ka marrë mjaft seriozisht. /Blitz.al/

 

Komento
Shperndaje