Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Nis “lufta” Jay Z-Drake!

Nis “lufta” Jay Z-Drake!
February 13
18:10 2017

Menjëherë pas përfundimit të performancës së “Love Drought/Sandcastles” në “Grammy Awards”, Beyonce dhe Jay Z publikuan këngën e tyre të parë pas 4 vitesh në bashkëpunim me DJ-n e njohur, DJ Khaled.

“Shining” titullohet kënga e publikuar nga Bey, Jay-Z and Khaled në disa nga platformat më të vizituara, si Spotify, Tidal, Itunes etj.

Ajo që bie veçanërisht në sy është pjesa e reperit të njohur, i cili në disa prej vargjeve i drejtohet Drake, i cili para pak muajsh deklaroi se i kishte marrë  “kurorën” Jay Z-së.

“12 albume/ të gjitha platinum”, – thotë Jay Z në këngë. “E di që nuk je këtu për të folur për numra, ok?/E di që nuk je këtu për të folur për verën, ok?/ E di që nuk po vërtitesh këtej rrotull duke quajtur veten “boss”, kur je thjesht një kalimtar”.

Në projektet e tij më të fundit, si “Summer Sixteen” dhe “6 God”,  Drake e krahason veten me Jay Z, madje në disa vargje ai edhe deklaron se i ka marrë fronin.

Duket se jemi në nisjen e një “lufte” të re mes reperave…/Blitz.al/

 

Komento
Shperndaje