Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Nis “Kënga Magjike” 2016, zbulohet formula e re e përzgjedhjes së konkurrentëve

Nis “Kënga Magjike” 2016, zbulohet formula e re e përzgjedhjes së konkurrentëve
October 02
18:46 2016

Pasditen e sotme ka nisur zyrtarisht festivali “Kënga Magjike” 2016 dhe kjo është lajmëruar nga vetë prezantuesi i këtij kompeticioni, Ardit Gjebrea tek “E diela shqiptare”.

Risi këtë vit do të jetë formula e re e përzgjedhjes së konkurrentëve. Ndryshe nga vitet e kaluara, këtë herë kemi të bëjmë me dy kategori konkurrentësh: ata që kanë marrë pjesë në netët finale të Festivalit të Fundvitit në RTSH, “Këngës Magjike” dhe “Top Fest” dhe ata që vijnë për herë të parë apo nuk kanë prekur netët finale në këto festivale. Kategoritë do të jenë “Të kualifikuarit” dhe “New Artist”.

Kategoria e dytë do t’i nënshtrohet një filtrimi nga juria, e cila përbëhet nga 5 emra të njohur: Juliana Pasha, Olti Curri, Venera Lumani, Dj Sardi dhe Ulis Krajka. Përzgjedhja nga kjo juri do të bëhet gjatë prezantimit të këngëve tek “E diela Shqiptare” e në bazë të pikëve të dhëna nga juria do të bëhet kalimi në fazën tjetër, që janë netët gjysmëfinale në Pallatin e Kongreseve. /Blitz.al/

 

whatsapp-image-2016-10-02-at-18-44-19 whatsapp-image-2016-10-02-at-18-44-11

 

Juria

 

Etiketimet
Shperndaje