Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

“Nirvana” konfirmon: Kurt Cobain është gjallë

“Nirvana” konfirmon: Kurt Cobain është gjallë
September 13
11:34 2016

Kurt Cobain ka vdekur në vitin 1994, por sipas grupit “Nirvana” ai është gjallë dhe jeton në Peru. Ata thonë se Kurt luan kitarë nën maskën e Ramiro Saavedra.

Nëpërmjet një statusi në Facebook, ata kanë shpjeguar: “ Kurt është gjallë. Ai kishte nevojë të mësonte të luante kitarë me dorën e djathtë sepse është mëngjarash. Ne jemi shumë të lumtur dhe e falim për trishtimin që na dha”.

“Nirvana” thonë se Kurt është gjallë sepse ata besojnë  në teorinë e konspiracionit, domethënë Kurt është rikthyer në jetë por në trupin e dikujt tjetër. Këtë gjë e shpjegojnë edhe në komentet e postimit të tyre.

Në të vërtetë Ramiro Saavedra është një imitues profesionist i Kurt Cobain. Ai ka fituar një shfaqje televizive talentesh në Peru në vitin 2012./Blitz.al/

kurt

Komento
Shperndaje