Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Nina Moric shpërthen në rrjetet sociale kundër së ëmës

Nina Moric shpërthen në rrjetet sociale kundër së ëmës
July 07
21:35 2016

Ajo nuk i përdor profilet në rrjetet sociale vetëm për të postuar foto topless apo të tjera me përmbajtje erotike: herë pas here, bukuroshja Nina Moric kërkon të japë detaje nga jeta e saj apo të rrëfejë ndjenjat që përjeton.

Një prej tyre është edhe marrëdhënia me nënën e saj, e cila në muajin gusht do të shkojë me pushime me nipin e saj dhe me ish-bashkëshortin e Ninës, por pa të.

“Showgirl”-i ka kërkuar që këtë herë t’u besojë ndjekësve të saj për gjërat që i shkaktojnë trishtim apo për ato që do ta bënin të lumtur.

“Vdes nga e qeshura kur më thoni që kam zili dikë. Për shumë njerëz nuk jam asgjë, për të tjerë jam e mrekullueshme, por çfarë  vlen është fakti që unë e shoh veten të bukur e nuk do ta ndërroja pamjen time me atë të askujt. Për çfarë duhet të kem zili?” – shkruan ajo.

“Jetës sime s’i mungon asgjë, veçse një familje, ajo të cilën shumë të rinj e nënvlerësojnë. Shumë mendojnë se mund t’ia dalin pa të, ama nuk është kështu. Sot, në moshën 40-vjeçare, ende kam momentet e mia të trishtimit kur mendoj për raportin me familjen time, me mamanë në radhë të parë, e cila i përket sektit Opus Dei. Ekstremizmi i tyre fetar bën që të mos pranojnë faktin se unë tashmë jam  divorcuar, që kam dikë tjetër në jetën time.
Kështu, çdo Krishtlindje mamaja ime feston në shtëpinë e ish-it tim dhe në gusht do të shkojë me pushime me të gjithë ata, me tim bir, të gjithë të lumtur nën objektivët e fotografëve”, – shkruan Nina, për të rrëfyer keqardhjen për lidhjen me të ëmën.

“Kjo është gjëja e vetme që më bën të trishtohem e nëse ende nuk jam nisur për pushime është sepse shpresoja që mamaja të vinte me mua, me tim bir e me të fejuarin tim. Por këtë herë nuk do të reagoj si në të shkuarën, duke rënë në depresion. Këtë herë do të dërgoj një kartolinë”, – e mbyll shkrimin ish-partnerja e Fabrizio Corona-s.

Komento
Etiketimet
Shperndaje