Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Nik Xhelilaj sonte ka “betejën” e fundit…

Nik Xhelilaj sonte ka “betejën” e fundit…
December 30
14:45 2016

Aktori shqiptar Nik Xhelilaj, i cili tashmë nuk është i njohur vetëm në vendin tonë, por edhe gjerësisht në Europë, është duke përjetuar një nga eksperiencat e tij më të mira këto ditë.

Të dielën, në kanalin prestigjioz gjerman, RTL, u dha premiera e filmit “Winnetou”, në të cilin rolin kryesor e luan pikërisht Nik Xhelilaj. Në një intervistë për Top Channel, aktori ka rrëfyer emocionet e tij lidhur me këtë projekt të madh të karrierës së tij. Ky film ribëhet pas 50 vitesh dhe aktori i cili kishte luajtur rolin kryesor në filmin e parë, i ka thënë Nikut se ky i fundit ka qenë pikërisht “Winnetou” që ata prisnin për versionin tjetër të filmit.

niku-1

winnetou-nik-xhelilaj-wird-rtls-apachen-haeuptling

Të gjitha këto komente pozitive dhe besim që i është dhënë aktorit shqiptar në Gjermani, me siguri që do ta bëjnë të korrë edhe suksese të mëtejshme. Nëpërmjet Instagram-it, Niku ka shpërndarë vazhdimisht lajmërime lidhur me filmin. “Winnetou” është një film i ndarë në tri pjesë dhe sot në mbrëmje transmetohet në RTL pjesa e fundit. Ndaj dhe Niku e ka quajtur “beteja e fundit” mbrëmjen e sotme teksa ka ftuar të gjithë fansat e tij të ndjekin mbarimin e filmit.

” Der Letzte Kampf ” Heute Abend bei RTL #winnetou2016#ratpack#rtl 📺

A video posted by Nik xhelilaj (@nik_xhelilaj) on

Na mbetet të shpresojmë që Nikun ta shohim protagonist në një film shqiptar, sepse siç edhe ai vetë e ka përmendur në intervistën në Top Channel, i mungon shumë interpretimi në gjuhën shqipe. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje