Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Nik Xhelilaj i bën këtë dhuratë për Krishtlindje publikut gjerman…

Nik Xhelilaj i bën këtë dhuratë për Krishtlindje publikut gjerman…
November 30
19:01 2016

Aktori shqiptar Nik Xhelilaj duket se po i ngjit i sigurt shkallët e suksesit. Në televizionin e njohur gjerman RTL do të shfaqet së shpejti filmi i tij i ri, “Winnetou”.

Miti i Winnetou është i njohur në Gjermani, por pas më shumë se 50 vjetësh, RTL e ringjall atë dhe ai do të vijë si një dhuratë Krishtlindjesh për publikun gjerman.

Filmi është xhiruar në Kroaci dhe aktori kryesor është djali simpatik i kinemasë shqiptare, Nik Xhelilaj. Aktori ka postuar pak minuta më parë trailerin e filmit të tij të parë në kinematografinë gjermane./Blitz.al

Am Weihnachten 🎄 #rtl #ratpack #winnetou 25-27-29.12.2016 📺

A video posted by Nik xhelilaj (@nik_xhelilaj) on

Komento
Shperndaje