Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Nicole Scherzinger zemërohet me mikun e saj Joe Fournet

Nicole Scherzinger zemërohet me mikun e saj Joe Fournet
June 06
13:58 2016

Joe Fournet është pronar i disa klubeve të natës në Londër, New York, Francë e në disa vende të Europës. Pak kohë më parë ai ka dhënë një intervistë për “The Sun”, ku ka treguar afrimitetin që ka me këngëtaren Nicole Scherzinger. Por intervista e tij nuk i ka pëlqyer aspak dhe madje e ka zemëruar shumë Nicole-n. Milioneri ka thënë se kanë kaluar pushimet së bashku në  klubin e tij në ishullin grek Mykonos dhe kanë flirtuar me njëri-tjetrin. Sipas Joe, kjo ka ndodhur kur Nicole ka qenë në prag ndarjeje me Lewis Hamilton, vitin e kaluar.  Madje ai ka pohuar se kanë flirtuar së bashku dhe kanë qenë shumë të afërt.

Kjo deklaratë nuk i ka pëlqyer aspak Nicole-s, e cila ka shkruar në Twitter: “Më nervozon fakti që njerëzit trillojnë në përpjekje për të siguruar vëmendje”. Gjithashtu zëdhënësi i saj ka thënë se Nicole është e tmerruar nga këto gënjeshtra qesharake dhe kjo histori është krijuar nga dikush me shumë imagjinatë.

Më pas, duke parë reagimin e saj, Joe Fouriner ka mohuar çdo gjë dhe ka thënë se  “The Sun” e ka keqkuptuar dhe keqinterpretuar intervistën e tij. Ata janë përpjekur për të prishur miqësinë e Joe me Nicole-n.

Etiketimet
Vip
Shperndaje