Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Nicole Scherzinger: Nuk flas me Lewis Hamilton, por i uroj gjithë të mirat!

Nicole Scherzinger: Nuk flas me Lewis Hamilton, por i uroj gjithë të mirat!
October 28
13:25 2016

Nicole Scherzinger ka qenë e ftuar në emisionin “Jonathan Ross Show” dhe ka rrëfyer në një intervistë të sinqertë marrëdhënien e saj me ish-të dashurin Lewis Hamilton. Këngëtarja 38-vjeçare ka zbuluar se ajo nuk flet me kampionin e Formula 1, megjithatë i uron atij lumturi në çdo hap të jetës.

“Unë nuk shoh asgjë të çuditshme që kur dy njerëz ndahen të vazhdojnë jetën e tyre në drejtime të ndryshme dhe t’i urojnë njëri-tjetrit gjithë të mirat.  Unë i uroj sukses, sa më shumë dashuri!”- është shprehur këngëtarja.

E pyetur nga moderatori nëse ata flasin sot, trajnerja e “X Factor” ka pranuar se ata nuk kanë më kontakte mes tyre.

“Në fakt ne nuk flasim. Unë mendoj se Lewis është shoferi më i mirë që nga koha e Ayrton Senna-s  dhe mendoj se me shumë mundësi ai do të fitojë. I uroj sukses!”

Që nga ndarja e çiftit verën e kaluar, Nicole ka filluar të dalë me lojtarin e tenisit Grigor Dimitrov. Lewis, nga ana tjetër, është parë në shoqërinë e shumë bukurosheve këtë verë, si modelja Barbara Palvin apo Winne Harlow. Ky koment i këngëtares vjen pasi Hamilton shpërndau një foto me mbesat e këngëtares në Snapchat këtë javë.

Për sa i përket karrierës dhe jetës, këngëtarja e njohur është shprehur se po përpiqet të gjejë një balancë mes tyre. “Ndoshta jam pjekur pak më vonë për sa u përket marrëdhënieve. Kam qenë në një grup që 18 vjeçe dhe kam qenë më shumë e përqendruar te puna sa nuk kam pasur shumë kohë për lidhje”,- është shprehur Scherzinger./Blitz.al/

1

Komento
Shperndaje