Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Nicole Scherzinger në kërkim të unazës…

September 19
12:26 2016

Në muajin prill u përfol në media se Nicole Scherzinger ishte duke kaluar një krizë në lidhjen e saj me partnerin Grigor Dimitrov. Tashmë ka një përgjigje të qartë se jo vetëm ata janë bashkë dhe më shumë se kurrë të dashuruar, por së shpejti mund të kemi edhe dasmë.

Këngëtarja është parë në një dyqan aksesorësh duke parë unaza në shoqërinë e të dashurit të saj, në Portofino, këtë javë. Ata janë duke shijuar pushimet në Itali. E veshur me bikini të zezë, Nicole është fotografuar teksa provonte unazat në gisht. Një dëshmitar ka treguar për “Sunday Mirror” se ata dukeshin shumë të emocionuar.

“Ata dukeshin krejtësisht të magjepsur në shoqërinë e njëri-tjetrit”,- ka treguar burimi.

Çifti, pas vizitës në dyqan, ka shijuar një darkë romantike ku nuk kanë munguar puthjet pasionante./Blitz.al/

Shperndaje