Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Nicole Scherzinger e trishtuar: Sakrifikova jetën time për karrierën

Nicole Scherzinger e trishtuar: Sakrifikova jetën time për karrierën
October 02
13:11 2016

Këngëtarja 38-vjeçare Nicole Scherzinger ka zbuluar keqardhjen që ndjen tanimë për zgjedhjet që ka bërë në jetë. Ajo ka një karrierë të suksesshme si këngëtarja kryesore e “Pussycat Dolls”, si një artiste solo apo si gjyqtare e “X Factor”, megjithatë nuk ndihet plotësisht e lumtur.

Ajo ka zbuluar se mendon që ka bërë zgjedhje për të cilat ndien trishtim, pasi ka sakrifikuar jetën për karrierën. Artistja që tashmë është në një tjetër marrëdhënie pas ndarjes nga Lewis Hamilton, ka zbuluar më shumë gjatë një interviste për “The Mirror Online”.

“Shikomëni mua. Unë nuk jam e martuar dhe ende nuk kam një fëmijë. Unë jam ende si “le të shkojë si të shkojë”. Humba jetën për shkak të karrierës sime”, – është shprehur ajo.

Këngëtarja është parë teksa ka kaluar pushime romantike në Portofino me lojtarin e tenisit, 25-vjeçarin Grigor Dimitrov, me të cilin është lidhur. /Blitz.al/

Shperndaje