Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Nicole Richie: Nuk kërkoj falje për gabimet e mia. Falë tyre jam përmirësuar sot

Nicole Richie: Nuk kërkoj falje për gabimet e mia. Falë tyre jam përmirësuar sot
October 26
14:34 2016

Nicole Richie është e vetëdijshme që kur ka qenë më e vogël ka marrë disa vendime të gabuara për jetën e saj, por ajo refuzon të kërkojë falje për këtë.

“Më ndodh shpesh të përballem me kritika të ndryshme: “Më parë dukeshe kështu, ndërsa tani je shumë ndryshe. Më parë ishe e egër, ndërsa tani si një engjëll”. Unë nuk do të kërkoj falje që kam qenë vetvetja kështu që të gjithë ata që prisnin diçka tjetër mund ta quajnë veten fitimtar”,- është shprehur 35-vjeçarja.

Richie ka thënë se e ka pranuar të kaluarën  dhe sjelljen e saj të egër. Ajo është arrestuar disa herë prej vitit 2002 deri në vitin 2007, ndërkohë që mori një shërbim prove në vitin 2010. “Me familjen dhe me miqtë e afërt nuk kam pse ta fsheh të kaluarën time dhe të shtirem. Kjo vetëm më ndihmon që të eci përpara”.

Ylli i reality show tregon se e shkuara më shumë i ndihmon njerëzit që të përmirësojnë veten dhe mos të bëjnë më të njëjtat gabime.

“Në mendjen e njerëzve ka diçka të gabuar që mendojnë se mua nuk më vjen turp nga asgjë.  Unë jam e mendimit se nëse nuk do të kisha kaq shumë sy që të më kritikonin do të ishte më e lehtë t’i rikthehesha sjelljes sime të pamatur. Kisha njerëz që më sugjeruan drejtimin e duhur dhe më këshilluan në momentin që kisha më së shumti nevojë”,- ka përfunduar Richie./Blitz.al/

Komento
Shperndaje