Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Nicole Kidman: Prince ka qenë i rëndësishëm në jetën time

Nicole Kidman: Prince ka qenë i rëndësishëm në jetën time
April 24
14:24 2016

Aktorja Nicole Kidman rrëfen se Prince ka qenë në mënyrë “të çuditshme” prezent në shumë etapa të rëndësishme të jetës së saj.

“Unë jam rritur me muzikën e tij. Mendoj se puthjen e parë, dashurinë e parë dhe shumë gjëra të tjera për herë të parë i kam pasur kur dëgjoja muzikën e Prince. Sa herë që dilja nëpër club-et e Australisë me miqtë e mi dhe një këngë si “When Doves Cry” fillonte, filloja menjëherë të kërceja”, – shprehet aktorja 48-vjeçare.

Kidman e ka takuar Prince dhe e ka ndjekur atë të performojë disa herë.
Madje, në filmin e animuar “Happy Feet” të vitit 2006, ajo pati mundësinë të këndonte një prej këngëve më të bukura të yllit të muzikës. Filmi hapet me zërin e bukuroshes australiane, e cila nën petkun e një pinguini femër këndon versionin e saj të këngës “Kiss” të vitit 1986.

“Ah, kisha harruar që e kam kënduar atë këngë! Është një kujtim i mrekullueshëm!” – shton Nicole.

Etiketimet
Shperndaje