Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Nicole Kidman: Në moshën e Taylor Swift unë kisha dy fëmijë

Nicole Kidman: Në moshën e Taylor Swift unë kisha dy fëmijë
September 30
15:59 2016

Nicole Kidman i është rikthyer edhe njëherë historisë së saj me aktorin Tom Cruise rreth dy dekada më vonë.

Ajo dhe Tom u martuan kur ishin shumë të rinj, në moshën 23 vjeç.

“Isha shumë e re në moshë kur u martova. Po tani që mendohem them me vete: “Çfarë dreqin?”- është shprehur ajo për revistën U.K.’s Red.

“Nëse shohim Taylor Swift, sa vjeç është ajo? Është 26 vjeç.  Unë kisha dy fëmijë në moshën 27-vjeçare dhe kisha 4 vite e martuar. Por kjo ishte ajo që doja”.

Kidman dhe Cruise u martuan në vitin 1990 pasi u takuan në xhirimet e “Days of Thunder”. Më vonë ata adoptuan dy fëmijë, Isabella dhe Connor, tashmë në moshë madhore.  Më herët ajo ka treguar se për sa kohë ata ishin bashkë marrëdhënia e tyre ishte e përkryer, deri në momentin e divorcit në vitin 2001.

Tashmë Kidman  është e martuar me Keith Urban dhe ka rrëfyer për revistën se lidhja  e tyre është e fortë. Kohët e fundit çifti ka festuar 10-vjetorin e martesës.

“Kjo është një gjë e madhe për ne. Kemi kaluar shumë gjëra në këto 10 vite. Kur je tashmë në një moshë madhore,  ke kaluar shumë gjëra dhe sigurisht që ke bërë dhe gabime. Në martesën e dytë ende jam mendjelehtë, por dua që kjo lidhje të zgjasë sa më shumë. Ne gjithnjë e marrim në konsideratë njëri-tjetrin. Si shembull themi shpesh: A do të jetë kjo një gjë e mirë për “ne”? Duket si frazë e thjeshtë, por funksionon”./Blitz.al/

Shperndaje