Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Nicki Minaj “thyen” rekordin e të madhes Aretha Franklin

Nicki Minaj “thyen” rekordin e të madhes Aretha Franklin
March 21
17:20 2017

3 këngët e fundit të reperes së njohur amerikane, Nicki Minaj, i kanë dhënë asaj mundësinë për t’i rrëmbyer vendin e parë Aretha Franklin për sa i përket numrit të këngëve në Billboard Hot 100.

“No Frauds”, e renditur në vendin e 14-të, “Regret in Your Tears” në vendin e  61-të dhe “Change It” në vendin e 71-të kanë bërë që Minaj të ketë një total këngësh prej 76 këngësh në këtë klasifikim.

“Unë tani mbaj titullin si femra e vetme me numrin më të madh të këngëve në Hot 100! Fansa, ju dua shumë!” – shkruan reperja.

Pas Minaj dhe Franklin renditet Taylor Swift me 70 këngë. /Blitz.al/

Shperndaje