Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Nicki Minaj “qeras” fansat me një shaka!

Nicki Minaj “qeras” fansat me një shaka!
October 10
13:47 2016

Dita e gënjeshtrave ka ardhur paksa herët për Nicki Minaj.

Ajo lajmëroi në Twitter se do të publikonte albumin e saj më të ri, të quajtur: “Pick My Fruit/Zgjidh frutën time” pa promo, pa lajmërim dhe krejtësisht surprizë. Ky album përmbante 9 këngë, titujt e të cilave ishin mjaft të çuditshëm: Mango; Qershi; Shalqi; Banane; Rrush etj.

“Kënga për të cilën jam më e emocionuar se kurrë është ajo e 10-a, që titullohet “Nigga, më përziej sallatën” dhe është një bashkëpunim me reperin tim më të preferuar të të gjitha kohërave”.

Pas një ore, Minaj tregoi se ishte e gjitha një shaka: “Ju dua të gjithëve! Të gjithëve! Kam qeshur me lot! Ju duaaaa!”

Akoma nuk ka zëra zyrtarë që konfirmojnë se reperja do të vijë me një projekt tjetër, pas albumit të vitit 2014, “The Pinkprint”. Në shtator ajo publikoi këngën “The Pinkprint Freestyle” surprizë, gjë që na bën të mendojmë se Minaj mund të na dhurojë një album së shpejti. /Blitz.al/

 

Shperndaje