Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Nicki Minaj “kryqëzohet” për mungesën e solidaritetit ndaj viktimave në Orlando

Nicki Minaj “kryqëzohet” për mungesën e solidaritetit ndaj viktimave në Orlando
June 16
14:19 2016

Numri i artistëve dhe personazheve të njohur që kanë shprehur solidaritetin e tyre për viktimat në Orlando, Florida, ka qenë i lartë, por Nicki Minaj nuk është një nga ata.

Kjo gjë është vërejtur nga ndjekësit e reperes në Twitter, të cilët nuk kanë ngurruar ta “kryqëzojnë” Minaj për neglizhencën e saj ndaj tragjedive të tilla.

“Jam paksa i ofenduar që Nicki mund të bëjë statuse në Twitter për këngët dhe nuk ka dijeni për tragjedinë e Orlandos”, – shkruan një ndjekës i reperes Minaj, i cili më pas edhe u hoq nga lista e ndjekësve të Nicki-t.

Ai që ka qenë më i ashpër ndaj këngëtares së “Anaconda”-s, është Perez Hilton, blogger dhe drejtues emisioni në televizion, i njohur për pjesëmarrjen në show-n “Paris Hilton”. Hilton ka shpërndarë një postim kundër homoseksualëve, postim të cilin e kishte pëlqyer më parë Nicki Minaj dhe mbi të shkruan: “Shikoj që Nicki Minaj e ka pëlqyer këtë postim. Po, mua më pëlqen ‘të lëpij’ penisët e të tjerëve, por të mitë janë mbi 18 vjeç, ndryshe nga vëllai i saj”.

Prisnit ndonjë shpërthim alla “MTV Music Awards”? Jo, përkundrazi, Nicki ka qëndruar e qetë dhe ka zgjedhur të mos komentojë lidhur me këtë pjesë.

Komento
Etiketimet
Shperndaje