Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Nicki Minaj jep “lajmin” e madh njësoj si Beyonce, por…

Nicki Minaj jep “lajmin” e madh njësoj si Beyonce, por…
February 06
12:39 2017

Këngëtarja e njohur Beyonce pak ditë më parë dha lajmin se ishte shtatzënë dhe në pritje të binjakëve përmes një fotoje ku shfaqej me barkun e rrumbullakosur. Impakti ka qenë i menjëhershëm te publiku e fansat dhe fotoja e këngëtares ka shënuar rekord Guiness me më shumë “like” në Instagram. Të shumtë kanë qenë kolegët që e kanë uruar Beyonce-n dhe Jay Z. Nicki Minaj ka gjetur një tjetër mënyrë për të tërhequr vëmendje duke postuar një foto të saj njësoj si kolegia. Nicki nuk është shtatzënë, thjesht ka përdorur fotoshopin më mirë se zakonisht, por që tërhoqi vëmendjen e të gjithëve që po flisnin për shtatzëninë më të komentuar të showbiz-it.

“OMG mezi po prisja t’ju thosha të rejat”, –shkruan Nicki bashkangjitur kësaj fotoje.

Disa komentues kanë qeshur me të e disa të tjerë e kanë besuar duke aluduar se si ka arritur ta fshehë barkun. Pak javë më parë pasi u nda nga i dashuri, Minaj ka thënë se do të bëhej me fëmijë, edhe pse nuk ishte aspak e vërtetë./Blitz.al/

 

#ATBIMS. ? y’all so childish Omgskibbidybopbopghjhddfnjj – I was gonna wait to share the news but…

A photo posted by Nicki Minaj (@nickiminaj) on

Komento
Shperndaje