Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Nicki Minaj i përulet…

Nicki Minaj i përulet…
October 18
12:33 2016

Nicki mund të jetë një nga reperet më të mira të të gjitha kohërave dhe mund të mbajë mbi supe titullin “Queen of Rap”, por nuk e ka fare problem të përulet para Lauryn Hill.

Mbrëmjen e së shtunës, dy artistet kanë performuar në koncertin e zhvilluar nga Tidal, në prapaskenën e të cilit Hill dhe Minaj kanë ndarë një moment emocional me njëra-tjetrën.

Në një video të postuar nga Minaj, ajo shihet duke iu përulur Lauryn Hill e duke i thënë vazhdimisht “I love you so much/Të dua shumë!”.

“Më falni për këtë eksperiencë të jashtëzakonshme. Dridhje, lot, një katastrofë e vërtetë… arsyeja e të cilave është kjo zonjë! O Zot i madh! Mbretëresha! Perëndesha! Znj. Lauryn Hill më tha ta mbaj “zjarrin” ndezur. A është kjo jeta e vërtetë?” – shkruan reperja e “Only” në videon e postuar në Instagram. /Blitz.al/

 

Komento
Shperndaje