Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Nick Jonas dhe Demi Lovato surprizojnë fëmijët e sëmurë

March 31
15:08 2016

Nick Jonas dhe Demi Lovato kanë vizituar spitalin e fëmijëve në Los Anxhelos dhe kanë përgatitur një performancë të vogël për ta.

Jonas dhe Lovato kanë përgatitur një turne së bashku, por para fillimit të turneut kanë vendosur të japin një shfaqje për  fëmijët e sëmurë në spitalin e LA.

Lisa Cies, specialiste për jetën e fëmijëve është shprehur: “Kur  ata janë në spital ndihen të veçuar nga bota jashtë. Kjo performancë i ndihmoi ata të ndihen të veçantë”.

Nick dhe Demi kënduan disa nga këngët e tyre të fundit, duke përfshirë “Confident” dhe  “Jealous”. Ata kaluan mjaft kohë me fëmijët duke bërë foto dhe duke dhënë autografe.

“Fëmijët u emocionuan shumë kur i panë. Këto momente janë vërtet të rëndësishme për ne”,- tha  Erin Shields, një tjetër specialiste.

Etiketimet
Shperndaje