Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Nick Cannon sfidon Eminem-in në një betejë rap-i

Nick Cannon sfidon Eminem-in në një betejë rap-i
June 09
16:27 2016

Teksa të gjithë mahniten dhe admirojnë mënyrën e të bërit rap të Eminem, disa të tjerë e shohin si një mënyrë për të tërhequr vëmendje. I tillë është edhe rasti i Nick Cannon, i cili i ka shpallur “luftë” Eminem-it për një “rap-battle” (betejë rap-i) mes atyre të dyve.

Moderatori i “Wild ‘n Out” është shprehur se do të vërë një bast prej 100,000$ me këdo që dëshiron nëse ai do të mundë Eminem-in në “betejë”.

“Jam akoma gati! Po përpiqem ta gjej. Ku është ai? Ne do të jemi këtu për BET Awards. Do t’i jap kujtdo 100,000$ nëse dal i fituar nga “beteja” me të”, – ka thënë Cannon në emisionin e tij.

Nick njihet për “fërkimet” me Eminem pasi ky i fundit publikoi një këngë për ish-gruan e Cannon, Mariah Carey,  sidomos pas thashethemeve se Eminem po dilte me Carey-n.

Tani pyetja që na mundon: A do të dalë në “front” Marshall Mathers?

Etiketimet
Shperndaje