Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Ngjanin si dy pika uji, këto dy të famshme mund t’i ngatërroje për motra në eventin e Tiffany&Co.

Ngjanin si dy pika uji, këto dy të famshme mund t’i ngatërroje për motra në eventin e Tiffany&Co.
October 11
19:08 2018

Përvec eventit muzikor në Los Angeles, një ngjarje me rëndësi ishte dhe eventi i Tiffany & Co.  Eventi u organizua në New York për publikimin e “Blue Book Collection”.  Dhe ishin pikërisht  aktorja indiane Priyanka Chopra dhe personaliteti televiziv Kim Kardashian që vodhën vëmendjen.

Përveç faktit se dukeshin shumë mirë, ngjashmëria midis tyre ishte e frikshme. Nëse dikush nuk do i njihte, menjëherë do mendonte se ishin motra.

Priyanka kishte zgjedhur një fustan me rripa me një të çarë anash dhe më këpucë transparente. Ndërkohë Kim kishte zgjedhur një fustan të hapur me të cara në bel.

Të dyja kishin zgjedhur të vendosnin dhe një varëse të ngushtë dhe të mbanin flokët të lëshuar.

/Blitz.al/

Komento
Shperndaje