Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Ngërçi mes Amber Heard dhe Johnny Depp. Seanca më 6 gusht

Ngërçi mes Amber Heard dhe Johnny Depp.  Seanca më 6 gusht
July 27
11:24 2016

Amber Herad është shprehur se ish-parneri i saj është duke zvarritur procedurat e divorcit.

Ky koment vjen vetëm disa ditë pasi aktorja ka refuzuar të nënshkruajë një marrëveshje konfidencialiteti për sa i përket pasurisë së Depp. Sipas TMZ, Amber është shprehur se aktori i “Pirates of the Caribbean” po refuzon të dorëzojë dokumentet financiare të nevojshme që duhen për të avancuar çështjen e divorcit.  Duket se çifti ka ngecur në një ngërç pasi Depp, nga ana tjetër, kërkon me këmbëngulje që Amber të firmosë marrëveshjen e konfidencialitetit, që e ndalon atë të bëjë publike detaje të situatës financiare të çiftit.  Një gjobë prej 100 mijë dollarësh do të paguhet nga aktorja nëse ajo bën publike detaje të gjendjes financiare. Këtë të martë, avokatët e Depp kanë mbajtur një seancë urgjente  për të bindur gjykatësit për të caktuar një datë për dëshminë e aktores.

Gjykata ka vendosur se Amber do të paraqitet në gjykatë për të dëshmuar në datën 6 gusht. Depp është i shqetësuar se një rikualifikim i urdhrit të mbrojtjes kundër bashkëshortes së tij do ta dëmtojë profesionalisht dhe financiarisht./Blitz.al/

Shperndaje