Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

“Ngecja e ëmbël” e Encës në Mynih, cili është mashkulli që e bën të ndihet e lumtur?

November 30
13:12 2016

enca

Enca Haxhia, pasi ka shijuar disa ditë pushimi në Valbonë, u është rikthyer koncerteve. Gjatë festave të nëntorit ajo ka qenë duke performuar në Gjermani për të gjithë fansat e saj. Por diçka i ka ndodhur gjatë qëndrimit në Mynih. Enca ka “ngecur” në këtë  qytet, edhe pse bëhet fjalë për  një “ngecje të ëmbël”.  Përmes një fotoje të postuar në Instagram-in e saj, ku shfaqen duart e një femre dhe një mashkulli duke trokitur filxhanët e çajit, këngëtarja e hitit “Bow Down” na ka rrëfyer se ka mbetur në Mynih pasi fluturimi është anuluar. Megjithatë, ajo nuk duket aspak e mërzitur nga kjo, përkundrazi.

“Kam mbetur në Mynih pasi fluturimi u anulua dhe nuk mund të isha më e lumtur se kaq”,- shkruan Enca krahas fotos së publikuar.

Enca përpiqet ta mbajë sa më larg mediave jetën e saj private, ndërkohë që në gazeta përflitet prej kohësh për një djalë misterioz të pranishëm në jetën e saj . Kush të jetë ai mashkulli në foto?  /Blitz.al/

enca

Komento
Shperndaje