Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Ngacmimet seksuale, Melania Trump: “Duhet të mbështesim dhe burrat e akuzuar…”

Ngacmimet seksuale, Melania Trump: “Duhet të mbështesim dhe burrat e akuzuar…”
October 11
19:23 2018

Në një intervistë për ABC News,  Melania Trump shprehu mbështetjen e saj për lëvizjen #MeToo, por theksoi se duhet të ketë përkrahje dhe për burrat e akuzuar dhe një shqyrtim të plotë të akuzave.

“Unë qëndroj përkrahë grave, por duhet të tregojmë prova. Nuk mund thjesht t’i thuash dikujt “Jam dhunuar seksualisht” apo “Ma bërë ti këtë”, sepse ndonjëherë media shkon shumë larg. Mënyra si ata i pasqyrojnë historitë, nuk është korrekte. Nuk është e drejtë.”- u shpreh ajo.

Ajo mbështeti dhe bashkëshortin e saj Donald Trump, kur ai u përball me akuza seksuale në vitin 2016. Ajo tregoi në atë kohë që akuzat ishin të organizuara nga opozita dhe se organet përkatëse duhet të kërkojnë për jetesën dhe nga vinë këto gra.

/Blitz.al/

Komento
Shperndaje