Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Ngacmimet seksuale – Aktori i famshëm i Hollywood-it paralajmëron: “Do ta thyej në mes atë që ngatërrohet me vajzën time!”

Ngacmimet seksuale – Aktori i famshëm i Hollywood-it paralajmëron: “Do ta thyej në mes atë që ngatërrohet me vajzën time!”
August 10
11:18 2018

Ai është një nga ikonat e Hollywood-it, një ndër aktorët më të pëlqyer jo vetëm për aftësitë e tij, por edhe si burrë i pashëm, nga shumë fanse anembanë botës. Për këto arsye, kurrësesi nuk mund të mungonte zëri i tij rreth një çështjeje shumë të përfolur muajt e fundit, atë të ngacmimeve seksuale dhe lëvizjes #MeToo.

Denzel, 63 vjeç, është një baba krenar i 4 fëmijëve, një prej të cilëve është dhe vajza Olivia. Ajo është bërë pjesë e botës së aktrimit në filmin “The Butler” të Lee Daniels në vitin 2013 dhe pritet të ketë disa projekte.

Tashmë që Olivia po bëhet pjesë e industrisë, nuk është çudi që babai i saj ta ruajë me kujdes. Duke folur rreptësisht, pas gjithë denoncimeve për ngacmime në botën e aktrimit, ai në një intervistë paralajmëron se do ta “zhdëpte” në dru këdo që i afrohet vajzës së tij.

“Le të jetë një mesazh për të gjithë. Do ta thyej në mes atë që e provon me vajzën time.“ – tha fituesi i çmimit “Oscar”.

Të themi të drejtën, as ne nuk e vëmë në dyshim që ai është i aftë të bëjë një gjë të tillë, nisur nga rolet të cilat ka luajtur në karrierë. Le të jetë një mesazh ky për të gjithë. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje