Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Nga sporti në muzikë, ky është programi që do të drejtojë Marina Vjollca në “Tv Klan”

Nga sporti në muzikë, ky është programi që do të drejtojë Marina Vjollca në “Tv Klan”
September 18
11:33 2017

Fillimisht, të gjithë u habitën kur Blitz.al mësoi se moderatorja e njohur e “Procesi sportiv”, Marina Vjollca u shkëput nga “Top Channel” dhe u transferua në televizionin “Klan”.

Por habinë shumë shpejt e zëvendësoi kureshtja se çfarë programi do të merrte nën drejtim ‘nusja e re’.

Edhe kësaj pyetjeje tashmë do t’i japim një përgjigje.

27-vjeçarja do të risjellë në ekranin e “Tv Klan” programin hit të 10 viteve më parë, “C’est la vie”/”Kjo është jeta”.

Produksioni i vëllezërve Laço iu besua për herë të parë Enkel Demit, në vitin 2006, për t’u përmbyllur më 25 shkurt të 2007-ës me fitoren e Mirela Moisiut, asokohe vajza e presidentit Moisiu dhe zonjë e parë e vendit, bashkë me Sidrit Bejlerin. “C’est la vie” është konceptuar si një spektakël i madh muzike me pjesëmarrjen e 10 çifteve, të cilët do të konkurrojnë duke kënduar.

Me siguri ky do të jetë një tjetër sukses i televizionit “Klan”, fundja, pas dasmës Marina do të jetë e mbushur me energji pozitive për të bërë diçka të bukur. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje