Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Nga president dhe zonjë e parë e SHBA-ve, në producentë! Ky është profesioni i ri i çiftit Obama

Nga president dhe zonjë e parë e SHBA-ve, në producentë! Ky është profesioni i ri i çiftit Obama
May 22
19:12 2018

Ashtu siç edhe u fol ka ardhur edhe marrveshja e Ish-presidentit amerikan Barack Obama dhe Michel me gjigandin “Netflix” për prodhimin e disa filmave dokumentarë dhe shfaqjebe televizive.

Bëhet fjalë për një marrëveshje shumëvjeçare e cila do të përfshijë lloje të ndryshme serialesh, historish frymëzuese e shumë të reja të tjera. Çifti Obama ka krijuar kompaninë Higjer Production në mënyrë të tillë që krijonë përmbajtjen për “Netflix” .

Ish-zonja e parë Michelle Obama  është shprehur se ajo dhe Obama  kanë  besuar në fuqinë për të shfaqur histori të cilat i frymëzojnë njerëzit. Gjithashtu Barack ka thënë se nuk do ta përdorë këtë platform për një fushatë kundër Donald Trump apo për të luftuar mediat konservatore siç është Fox News.

Ky bashkëpunim pritet që të ketë një sukses të madh dhe përveç faktit që tani ka një marrëveshje detaje të tjera nuk dihen ende.

/Blitz.al/

Komento
Shperndaje