Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Nga pasarelat e botës në vreshtat me rrush dhe stallat e lopëve në Shqipëri. Ndryshe nga të gjithë, për modelen shqiptare është krenari

August 09
09:18 2017

Ajo është pa diskutim modelja më e famshme shqiptare në të gjithë botën. Të shumtë janë ata që e shohin dhe si burim frymëzimi për mesazhet që përcjell jo vetëm me fjalë, por edhe me veprimet e saj.

Emina Çunmulaj prej ditësh ndodhet në Shqipëri dhe ndryshe nga të tjerët nuk kishte ardhur për të pushuar në bregdetin tonë, por për të ndihmuar njerëzit në nevojë dhe për të prekur nga afër gjithçka që prodhon toka jonë. Ajo ka sfiluar në pasarelat më të famshme në botë, por shpirti i saj duket se lumturinë më të madhe e merr kur shkel mbi tokën e fshatit, këtu në Shqipëri. Në disa postime në Instagram, Emina na ka treguar se ka shkuar  të vjelë rrush në vreshta bashkë me miqtë e saj.

Jo vetëm kaq, por i është dukur interesante dhe nostalgjike të vizitojë dhe stallat e lopëve, madje të ndajë me ndjekësit këtë eksperiencë të sajën. Më herët në një intervistë modelja e njohur tregoi se ajo dikur ka qenë një vajzë fshati që ka mjelë lopët deri në moshën 16 vjeç dhe këtë e thotë me krenari, edhe pse sot jeton mes luksit. /Blitz.al/

Shperndaje