Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

“Nga Enver Hoxha te këngët me klikime shumëmilionëshe”- Ja si prezantohet Shqipëria në televizionin Izraelit

“Nga Enver Hoxha te këngët me klikime shumëmilionëshe”- Ja si prezantohet Shqipëria në televizionin Izraelit
April 15
16:59 2019

Izraeli është shteti pritës ku do të mbahet këtë vit festivali europian i muzikës “Eurovision”.

Për të informuar më shumë publikun me kulturën muzikore dhe historinë e shteteve pjesmarrëse në këtë festival, televizioni izraelit “Tv Kan” i ka kushtuar një prezantim të shkurtër gjithë vëndeve që do marrin pjesë, duke përdorur shumë ironi e në të njëjtën kohë duke thënë shumë të vërteta.

Në prezantimin e Shqipërisë, sikurse shihet edhe në videon më poshtë, ajo që bie në sy ndër të tjera ishin disa fjalë kushtuar historisë tonë të kaluar si shtet komunist, ku përmendet edhe emri i diktatorit Enver Hoxha, fotoja e të cilit shfaqet edhe në ekran.

“Deri në vitin 1990 Shqipëria ishte si Korea e Veriut. Për katër dekada Shqipëria ishte një vend i mbyllur nga paranoja komuniste e cila ndërtoi 700 mijë bunkerë dhe ndaloi çdo ndikim të kulturës perëndimore(duke përmendur flokët e gjatë dhe muzikën rock)” – tregon moderatorja gjatë prezantimit.
Moderatorja Lucy Ayoub që ka realizuar videon shprehet që nëse pyet një shqiptar për këngët e preferuara në Eurovision, do të përgjigjet “Mu prish gjiza” që nënkupton se nuk i intereson fare.
Moderatorja tregoi gjithashtu se si këngëtarët shqiptarë i realizojnë klipet në kështjella dhe përdorin makina luksoze. Ajo madje nuk kursehet, duke ironizuar klikimet e këngëve të artistëve shqiptarë. Ajo tha që ka pak shqiptarë nëpër botë, por klikohen mbi 100 milion herë, mirëpo kjo nuk do të thotë se ata i blejnë klikimet. Arsyeja pse ata kanë shumë klikimet është se dinë të bëjnë marketing dhe u shpreh se shpreson që ky marketing i mirë t’i ndihmojë në Eurovision.

Për më shumë, shikoni videon më poshtë:

Kujtojmë që Shqipëria do të përfaqësohet këtë vit në Eurovision nga Jonida Maliqi me këngën “Ktheju Tokës”. Prej disa ditësh Jonida Maliqi ndodhet në Izrael ku në muajin Maj pritet të mbahet kompeticioni më i rëndësishëm i muzikës Europiane.

/Blitz.al/

 

Komento
Shperndaje