Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Nga eksperienca e shtatzënisë e deri te larja e bebes, Sara Hoxha na tregoi gjithçka

Nga eksperienca e shtatzënisë e deri te larja e bebes, Sara Hoxha na tregoi gjithçka
August 12
11:36 2019

Vetëm pak kohë më parë, Sara Hoxha dha lajmin e bukur se është sërish në pritje të ëmbël. Mes kujdesjes për London dhe bebit që do të vijë, ajo gjen shpesh kohë për të ndarë këshilla në Instagram për nënat e reja. Më herët, ajo sugjeroi disa libra për nënat shtatzënë, ndërsa këtë herë na zbuloi pak më shumë nga ajo që po kalon.

Si fillim, Sara është 7 muajshe dhe ka shtuar 9 kg, njësoj si në shtatzëninë e parë.

Të udhëtojë në këtë periudhë, edhe pse është mirënjohëse, i duket e vështirë për shkak të këmbëve të enjtura dhe lodhjes.

Sara ka paksa “frikë” nga bebet e porsalindura, dhe prandaj ka qenë Ledioni ai që e ka larë London javët e para. Dhe gjithashtu, London ka fjetur në krevatin e tij që muajin e parë.

Pjesa më e bukur e shtatzënisë për të është ndjesia e bebes brenda saj, është një lidhje e mrekullueshme. Ndërsa më e keqja? Sigurisht që të gjitha efektet anësore që e shoqërojnë si aknet, fryrja etj. dhe fakti që ndihet sikur trupi nuk i përket më asaj.

Sara do një familje të madhe, si ajo në të cilën u rrit, por për disa vite i mjaftojnë dy djem.

Lindja e parë për të ishte me prerje cezariane, dhe ajo e urreu si eksperiencë prandaj po shpreson që këtë herë të jetë natyrale.

Dhe për të gjitha ju nëna, Sara ka një këshillë: lejojini fëmijët tuaj të jenë çfarëdo dëshirojnë: pa përcaktime, pa lodra të ndara për vajza apo djem, pa i limitur në atë çfarë apo kush duan të jenë. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje