Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Nga e kopjoi Getoari shprehjen “t’lagi me shampanjë”?

Nga e kopjoi Getoari shprehjen “t’lagi me shampanjë”?
September 15
13:45 2016

Kënga “Ajo”, bashkëpunim i Getoar Selimit dhe Majk, mund të quhet një nga hitet e kësaj vere, që numëron  mbi 23 milionë shikime në Youtube. Një nga frazat që të mbetet në mendje më së shumti nga kënga është “t’lagi me shampanjë”, e cila përsëritet disa herë. Por të gjithë mund të pyesin se nga është frymëzuar për këtë frazë Getoari, i cili ka shkruar edhe tekstin. Përgjigjja është: Aurela Gaçe!

Këngëtarja ka postuar pak minuta më parë disa foto shkëputur nga performancat e saj në “Crazy Calvin”, ku është duke lagur veten me shampanjë. Pra, ka qenë Aurela e para  ajo që është lagur me shampanjë, jo “Ajo” e Getoarit. Duke qenë se “t’lagi me shampanjë” ka qenë shprehja më e përdorur, aq sa mund të quhet identifikuese e këngës, Aurela, ashtu si edhe tipi që e karakterizon, është shprehur me humor se ajo e ka bërë këtë veprim ende pa dalë kënga.

“Kësaj i thonë bëje mirë, bëje vetë. Ende pa dalë kënga hiç e pa qenë në modë të lagurit”,-shkruan Aurela. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje