Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

“Nga baba, në i urryeshëm”: Caitlyn Jenner i thotë të gjitha “të zezat” për familjen Kardashian

“Nga baba, në i urryeshëm”: Caitlyn Jenner i thotë të gjitha “të zezat” për familjen Kardashian
November 08
11:04 2017

Për të gjithë ju që jeni ndjekës të rregullt të klanit Kardashian, me siguri e dini që në puntatën e fundit vajzat Kardashian dhe Jenner kanë treguar hapur se nuk duan t’ja dinë më për babain e tyre Caityln Jenner.

Sigurisht që ishte e pritshme që edhe Caitlyn Jenner do thoshte të sajën pas gjithë atyre akuzave dhe ashtu ka bërë në një event bamirësie në Cambridge, mbrëmjen e djeshme.

“Për të qenë e sinqertë, nuk flas më me asnjë nga ato. Me Kim-in kam rreth një vit që nuk flas. Ato nuk më duan më në jetën e tyre dhe e kanë bërë këtë përjashtim në mënyrën më të keqe të mundshme. Është e dhimbshme kur fëmijët e tu bëjnë këtë gjë, por kjo është jeta.” – ka treguar Caityln.

Sipas saj, gjithçka ka nisur në momentin kur ka dalë në treg libri që ka shkruar rreth televizionit e të fshehtave që ka, duke përmendur aty edhe klanin Kardashian edhe pse Caityln thotë se ai nuk ka pasur asgjë kundër tyre, vajzat thjesht e kanë keqkuptuar. /Blitz.al/

Komento

Shperndaje