Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Nexhmije Pagarusha përfundon në spital, ja arsyeja…

Nexhmije Pagarusha përfundon në spital, ja arsyeja…
July 11
13:14 2018

Mbrëmjen e djeshme këngëtarja e njohur Nexhmije Pagarusha është dërguar në spital. Sipas mediave kosovare,  këngëtarja është transportuar me autoamblancë dhe zëdhënësi i QKUK-së, Shpend Fazliu ka thënë se këngëtarja 85 vjeçare është lënduar në shtëpi pas ii kishte rënë dollapi.

“Zyra e informimit QKUK, ju konfirmon se pacientja N.P, ka kërkuar ndihmë mjekësore si pasojë e lëndimeve që ka marrë në shtëpi. Është dhënë ndihma mjekësore në kuadër të klinikës emergjente dhe është jashtë rrezikut për jetë. Janë duke vazhduar ekzaminimet tjera diagnostike në kliniken e radiologjisë në QKUK”, ka thënë Shpend Fazliu.

Ndërkohë gjendja e saj është e qëndrueshme dhe jashtë rrezikut për jetën. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje