Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

“New Rules” vë përballë njëri tjetrit Dua Lipa-n dhe presidentin e SHBA-ve Donald Trump!

“New Rules” vë përballë njëri tjetrit Dua Lipa-n dhe presidentin e SHBA-ve Donald Trump!
October 10
09:10 2017

Këngëtarja me origjinë shqiptare Dua Lipa duket se është në kulmin e suksesit të saj. Kënga “New Rules” është pëlqyer shumë nga publiku dhe mund të quhet pa diskutim si hiti më i madh i këngëtares. Kënga ka thyer rekorde duke qëndruar në majë të klasifikimeve të top listave britanike për shumë kohë.

Përveç shpërndarjes në rrjetet sociale edhe shumë video satirike janë përshtatur videoklipit të “New Rules”.

Ka qënë një përdorues i Twitterit, i cili ka realizuar një video-montazh shumë “funny” të këngës. Ai e ka përpunuar duke sjellë një version shumë interesant, por “e kënduar”  kësaj radhe nga presidenti i SHBA-ve, Donald Trump. Ky remix ka në përbërje të tij disa pjesë të fjalimeve të Trump gjatë fushatës së tij presidenciale, ndoshta ka qënë rastësi por ato përshtaten shumë mirë me disa nga vargjet e “New Rules”. /Blitz.al/

Video

Shperndaje