Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Nëse nuk doni të përfundoni me fraktura dhe ndrydhje kyçi si modelja shqiptare, kini mendjen në palestër! 

Nëse nuk doni të përfundoni me fraktura dhe ndrydhje kyçi si modelja shqiptare, kini mendjen në palestër! 
March 25
09:21 2018

Bukuria vjen me vështirësi, nuk thonë kot. Dhe në fakt, ndodh jo pak herë që për hir të sakrificave që bëhen për pamjen e jashtme, njerzit të pësojnë disa incidente jo fort të këndshme.

Fiks kështu, i ka ndodhur modeles së njohur shqiptare Angela Martini e cila është gjymtuar dhe ka ndrydhur edhe kyçin e këmbës teksa ka qenë duke bërë ushtrime në palestër. Vetë ajo ka shpërndarë disa pamje në Instastory ku vihen re dukshëm disa plagë që i janë krijuar tek të dryja këmbët ndërkohë që kyçin e këmbës së djathtë e ka fashuar dhe e mban nën kujdesin e akullit. Angela ka treguar se ka dhembje shumët ë mëdha dhe i kërkon ndjekësve të saj të bëjnë kujdes për të mos pasur të njëjtin “fat”.

Gjithë ato postime të bukura në Instagram, ne shqiptarët do thonim se ky incident i Angela-s ka qenë si pasojë e “syrit të keq” edhe pse në fakt besojmë fort se me karakterin sportiv që ka ajo, nuk ua vë shumë veshin këtyre gjërave. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje