Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Nëse jeni adhurues të Miley Cyrus, prisni të dashuroheni me gjyshen e saj!

Nëse jeni adhurues të Miley Cyrus, prisni të dashuroheni me gjyshen e saj!
December 01
09:06 2016

Këngëtarja Miley Cyrus aktualisht është në rolin e trajneres në “The Voice” në SHBA. Ajo mbrëmjen e djeshme ka surprizuar të gjithë fansat dhe ndjekësit e programit duke sjellë në shfaqje gjyshen e saj. Gjyshja e Miley-t është ulur në karrigen e gjyqtares dhe menjëherë ka nisur të pozojë për fotografët.

gjyshja

Gjyshja e ëmbël ka bërë mjaft batuta, çka e ka ndezur atmosferën madje trajnerët e tjerë kanë kërkuar që ajo ta zëvendësojë Miley-n sepse është më e këndshme. Këngëtarja ndan një raport shumë të veçantë me gjyshen e saj, për të cilën ka shprehur fjalët më të mira. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje