Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Nëse gjeni një libër rastësisht në rrugë, atëherë jeni bërë pjesë e sfidës më të bukur të momentit!

Nëse gjeni një libër rastësisht në rrugë, atëherë jeni bërë pjesë e sfidës më të bukur të momentit!
October 12
11:54 2019

Nëse gjeni një libër rastësisht në rrugë, atëherë jeni bërë pjesë e nismës më të bukur të momentit! Prej disa ditësh në qytete të ndryshme të Shqipvrisë ka nisur një nismë fantastike e cila ka në qendër librin.

Muaji tetor është pagëzuar si muaji i librit. Nën moton “Lexo shqip!”, ministria e Kulturës nisi një fushatë për leximin, të quajtur “Dhuro, gjej, lexo”, që synon të nxisë drejt leximit, brezin e ri.

Është një ide e thjeshtë dhe sfiduese, që konsiston në lënien e një libri të dashur në një ambient publik, në stol, urban, stacion, kafene etj., në të cilin shkruani një shënim për këdo që e gjen.

Kjo nismë zhvillohet përmes një sfide në rrjetet sociale, ku secili që lë librin e tij të preferuar diku, bën një foto ose video dhe e poston në faqen e tij.  Personi që dhuron librin, në video nominon 3 persona të tjerë që të bëjnë po të njëjtën gjë. Sfida është përqafuar fillimisht nga personazhe të njohur. E para e nisi ministrja e Kulturës, Elva Margariti.

 

Pas sfidës së marrë, të tre personazhet e nominuar kanë bërë të njëjtën gjë dhe kanë vijuar nominimet në personazhe të tjerë./Blitz.al/

Komento
Shperndaje