Blitz | Kliko dhe Informohu

 Breaking News

Nëse emocionoheni e lotoni pasi të shihni këtë video, atëherë “fajësoni” Aurelën

Nëse emocionoheni e lotoni pasi të shihni këtë video, atëherë “fajësoni” Aurelën
May 28
13:10 2017

Këngëtarja e njohur dhe shumë e dashur, Aurela Gaçe, publikoi pak javë më parë, duke iu rikthyer muzikës pas lindjes së vajzës, klipin “S’mundem”, një histori dashurie e cila përfundonte me ndarje. Pas kësaj balade, e cila u mirëprit nga publiku, Aurela i është rikthyer muzikës popullore.

Ditën e djeshme ajo ka publikuar klipin “Fustani”, pa diskutim një nga projektet më të veçanta të këngëtares. Historia e kësaj kënge flet për një vajzë të vogël, e cila sheh një nuse me fustan të bardhë dhe menjëherë shkon i kërkon gjyshit të saj që të martohet. Kjo situatë i ka ndodhur pikërisht këngëtares kur ka qenë e vogël.

Ky videoklip është xhiruar në Gjirokastër duke nxjerrë në pah edhe traditën e kulturën e një dasme shqiptare. Me këtë këngë, Aurela ka emocionuar dhe shumë vajza të tjera, të cilat kanë përjetuar të njëjtën situatë në moshë të vogël. Këngëtarja si gjithmonë është e veçantë në stil dhe ka zgjedhur pikërisht një eksperiencë të saj të fëmijërisë për ta shndërruar në një këngë. Për më shumë, ndiqni klipin./Blitz.al/

Share