Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Nëse dhe ju keni një mami në “topformë” si Dorina Mema, mos ia kurseni këtë dhuratë për ditëlindje

Nëse dhe ju keni një mami në “topformë” si Dorina Mema, mos ia kurseni këtë dhuratë për ditëlindje
July 25
11:05 2018

Mjafton që t’i hidhni një sy Instagram-it të Dorina Memës dhe me shumë mundësi, nëse nuk e doni sportin sa ajo por e doni trupin që ka arritur të ketë Dorina, do binit në depresion. Kjo e fundit ruan një stil jetese mjaft të disiplinuar si përsa i përket ushtrimeve e aktivitetit fizik ashtu edhe për ushqimin që zgjedh.

Dorina vetëm pak minuta më parë, me anë të disa fotove e videove që ka shpërndarë në Instastory ka treguar se çfarë po gatuan për drekë dhe ka vendosur të na tregojë të gjithëve frigoriferin e saj.

Për drekën e sotme formula është e pritshme: Supë me perime dhe një peshk i marinuar gati për në furrë.

Ndërkohë, frigoriferi i saj është i mbushur plot me perime, fruta, shumë shishe uji, vezë dhe gjithçka i duhet një personi që do të jetojë një jetë të shëndetshme: asnjë çokollatë e asnjë gjë tjetër të ngjashme që mund të të bëjë të të zërë nepsi në mes të natës.

Pavarësisht këtyre që sapo pamë, vajza e saj e cila është adoleshente por me një trup mjaft të formuar, ka vendosur që për ditëlindjen e së ëmës t’i bëjë dhuratë një picë ku shkruhet “Dorina Mema” me salcë. Duke qenë se është mjaft e identifikueshme, kuptuam menjëherë se vajza e Dorniës i është drejtuar Proper Pizza-s për këtë surprizë dhe në fakt, a mund t’i thoshte jo Dorina picës më të mirë në Shqipëri?

Ja pra, edhe vajzat që i dedikohen palestrës e jetesës së shëndetshme, kur vendosin të përkëdhelin veten, një picë lejohet, ndaj dhe ju mos ia kurseni vetes, sidomos kur e keni merituar. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje