Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Nëntori i ëmbël i Arbana Osmanit

Nëntori i ëmbël i Arbana Osmanit
November 07
14:56 2016

Prej dy javësh ka nisur transmetimin “Dua të të bëj të lumtur”, emisioni më i ri i drejtuar nga moderatorja Arbana Osmani. Ashtu sikurse ka deklaruar edhe ajo vetë, Arbanës i pëlqen që të gjitha historitë t’i ndjekë nga afër duke udhëtuar bashkë me stafin dhe protagonistët e emisionit për t’i njohur dhe emocionuar bashkë me ta. Nëse keni qenë të vëmendshëm në këto udhëtime pa diskutim keni vënë re edhe mënyrën e të veshurit të moderatores.

Edhe pse thjesht, Arbana është shfaqur gjithnjë me shumë stil, por mesa duket nëntori  është vërtet “sweet” për të. Fotoja e publikuar pak minuta më parë na e vërteton më së miri. Ajo ndodhet në Dardhë të Korçës për xhirimet e emisionit dhe shfaqet e veshur në mënyrën më të bukur të mundshme për një nëntor të ftohtë e me shi.

arbana

arbana-1

 

 

Komento
Shperndaje