Blitz | Kliko dhe Informohu

 Breaking News

Nënë për herë të parë, aktorja e njohur publikon videon e lindjes në YouTube

Nënë për herë të parë, aktorja e njohur publikon videon e lindjes në YouTube
October 22
12:49 2019
Aktorja e njohur Shay Mitchell, nëpërmjet një postimi në llogarinë e saj në Instagram, njoftoi të dielën se ishte bërë nënë për herë të parë.

Dy ditë më pas, ylli i ” Pretty Little Liers” ka publikuar videon e lindjes në YouTube duke na treguar eksperiencën e saj me gjithë  dhimbjet e ankthin që përjetoi para se të vinte në jetë vajza e saj.

32-vjeçarja e nis videon me momentin kur i plasin ujërat, dhe vazhdon me të gjitha peripecitë që e shoqërojnë për plot 33 orë deri kur lind.

Me gjithë dhimbjet e forta që po provonte, aktorja i druhej vazhdimisht një aborti, situatë e kaluar nga ajo një vit më parë.

Edhe pse në video nuk e jepet momenti i  lindjes, arrihet të dëgjohen zërat e partnerit i cili i ka qëndruar pranë dhe e mjekut që e inkurajojnë aktoren të shtyjë.

Në fund dëgjohet e qara e vajzës që vjen në jetë dhe Shay që shpërthen në lot e emocionuar, duke thënë se kjo ishte eksperienca më intense e jetës së saj./Blitz.al/

Share