Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Nënat e famshme shqiptare flasin për depresionin pas lindjes

November 07
20:40 2016

jonid

 

Këngëtarja Orgesa Zaimi dhe gazetarja Jonida Aliçkolli kanë qenë të ftuara në emisionin “Pasdite në Top Channel”. Tema e pasdites së sotme ishte “Depresioni pas lindjes” dhe Orgesa me Jonidën kanë ndarë eksperiencat e tyre.

Rrokerja e njohur shqiptare ka treguar se ajo fillimisht kishte mbajtur vajzën e motrës së saj dhe ishte pak e përgatitur. Por pas lindjes së fëmijëve të saj ka ndierë frikë dhe pa siguri.

“Më dukej sikur do t’i bëja keq vajzës. Unë i kam fobi lartësitë dhe më dukej sikur do ta hidhja”,- ka thënë këngëtarja.

Ndërsa gazetarja Jonida Aliçkolli ka treguar se pas lindjes së Mias, bashkëshorti i saj është kujdesur dhe i ka qëndruar pranë në atë periudhë të vështirë.

“Kur ngrihej në mëngjes ai më puthte mua dhe vajzën dhe ikte për në punë. Unë i thosha: “Shiko si i kam flokët!” Ai më thoshte: “Ti je shumë e bukur”. Shtova në peshë, por nuk e pata problem atë. Problem kisha pjesën kur ushqeja vajzën sepse mendoja  nëse ishte ngopur apo mos i kisha dhënë shumë për të pirë”,- ka shtuar më tej gazetarja./Blitz.al/

jonidaa

Komento
Shperndaje