Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Nëna e Shpat Kasapit hyn në histori, e para shqiptare që zgjidhet në krye të grave deputete të Maqedonisë

Nëna e Shpat Kasapit hyn në histori, e para shqiptare që zgjidhet në krye të grave deputete të Maqedonisë
July 14
10:46 2017

Gjylymsere Kasapi, nëna e këngëtarit të mirënjohur për publikun shqiptar, Shpat Kasapi është bërë e para shqiptare që zgjidhet në krye të deputeteve gra të Parlamentit të Maqedonisë.

Kasapi është pjesë e partisë fituese të këtyre zgjedhjeve LSDM-së së Zoran Zaev dhe arriti të fitojë një mandat deputeteje në zgjedhjet parlamentare të vendit fqinj.

Gjithashtu, Gjylymserja jep mësim në Universitetin e Shkupit dhe gëzon mbështetje në shoqërinë maqedonase, duke qenë gjithë këto vite e përfshirë në iniciativa me karakter politik e social.

/Blitz.al/

Komento
Shperndaje